‘Ndoshta e ka vr*arë me qëllim’, për kë hedh akuza Trump?


Siç raportohet nga Business Insider, Trump foli për incidentin e Rust dhe rolin e Baldwin në të në podkastin e prezantuesit Chris Stigall. “Ai është një djalë telashesh. Ka diçka që nuk shkon me të. E kam parë prej vitesh. Ai grindet me gazetarët”, tha Trump. “Ai është i çmendur. Dhe duke marrë parasysh që është një njeri i tillë e dini për mendimin tim ai kishte diçka të bënte me të.”

Baldwin ka thënë se të sht*ënat ishin një “aksident tragjik” dhe pohoi se atij iu tha se ar*ma e tij nuk ishte e mbushur. Por Trump tha se ai mendonte se Baldwin nuk duhej ta kishte drejtuar ar*mën drejt një anëtari të ekuipazhit, të mbushur apo jo. “Por si mund ta marrësh një ar*më dhe pavarësisht nëse është e mbushur apo jo, si e merr një ar*më, ia drejton dikujt që nuk është as në film dhe tërheq këmbëzën, dhe e lë të vde*kur?” tha Trump.
Ai shtoi se nëse do t’i jepej një ar*më, ai fillimisht do ta gjuante në ajër.“Është e çuditshme”, tha Trump. “Kush do të merrte një ar*më dhe do t’ia drejtonte një kinematografeje dhe do të tërhiqte këmbëzën, dhe ajo ka vde*kur?” Ai vazhdoi të pyeste se si ar*ma ishte e mbushur me municion të vërtetë, duke hedhur akuza ndaj Baldwin se “ndoshta ai e ka ngarkuar atë”.

Gjithë ky mllef i Trump ndaj Baldwin në fakt, i ka fillesat nga imitimet që ky i fundit i ka bërë ish-presidentit në “Saturday Night Live”. I pyetur në lidhje me imitimet e Baldwin në SNL, Trump pretendoi se ato ishin “të tmerrshme”. “Ka diçka që nuk shkon me të. Ai është një djalë i sëmurë. Dua të them, e kam parë për vite me radhë. Mendoj se ka bërë një punë e keqe duke më imituar mua”, tha Trump.