Ndoqi navigimin, gruaja përfundon me veturë në oqean

Teknologjia është e dobishme, por vetëm për aq kohë sa nuk merret si e mirëqenë.

Teknologjia ka kufizimet e saj dhe në fund është personi që merr vendimin. Një shofere po bëhej gati për një udhëtim, por sigurisht që nuk e kishte imagjinuar t’i shkonte kështu.

Siç raporton Hawaii News Now , turistja ndoqi vazhdimisht navigimin GPS dhe përfundoi në oqean afër një porti në Honokohau në Kailua-Kona, Hawaii.

Gruaja që drejtonte veturën dhe personi nga ulësja e pasagjerit arritën të dilnin në mënyrë të sigurt nga dritaret me ndihmën e stafit lokal, para se automjeti të fundosej.