Ndodhi në Maqedoni: Një çift kërkuan çertifikatë martese, por ju dhanë çertifikatë të vdekjes

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski sot ka publikuar një dokument të djalit të tij Damjanit dhe nuses së djalit Sashka.

Gjegjësisht, ata kanë kërkuar një certifikatë martese, por Zyra e Regjistrimit në Ministrinë e Drejtësisë u ka lëshuar certifikatën e vdekjes.

“Djali dhe reja kanë kërkuar një certifikatë martese dhe kanë marrë një certifikatë vdekjeje. Dita e dasmës së tyre është caktuar si dita e vdekjes së tyre. A mund t’i imagjinoni këta të rinj se çfarë do t’u kujtojë çdo vit përvjetori i martesës dhe në çfarë tronditjeje janë”, thotë Jakimovski.