Ndodh në Tiranë! Djali i braktisi, të moshuarit “hakmerren”: Shtëpinë ia lënë në testament…

Një i ri nga Tirana ka ngelur pa një çati mbi kokë, pasi braktisi prindërit në periudhën e fundit. Kryefamiljari, dy muaj para se të ndërronte jetë kërkoi një notere për të lënë një testament të ri. Banesën prej 50 metër katror në Ali Dem, kryefamiljari me iniciale H.K ia la bashkëshortes së tij dhe një gruaje që kujdesej gjithmonë për ta.

6 ditë pas vdèkjes së babait, i riu shkoi tek noterja me shpresën se do të gëzonte shtëpinë e babait, por u shokua kur mori vesh që nuk kishte asgjë.

Ai filloi të dyshonte se firma e babait ishte e falsifikuar, por prokuroria ka përdorur si prova bindëse ndaj djalit denoncues jo vetëm akt ekspertizat që vërtetojnë se firma e të atit nuk ishte e falsifikuar, por gjithashtu edhe dëshminë e nënës e cila ka këmbëngulur se i biri i braktisi gjatë kohës që ata ishin të sëmurë.

Media shqiptare shkruan se prokuroja Marjola Mërtiri kreu një sërë veprimesh hetimore mbasi i riu insistoi se dokumentet ishin falsifikuar me ndihmën e noterit Redi Sina, dhe se i ati ishte në gjendje të rèndë.

Por një raport i shtatorit të vitit 2021 i firmosur nga dy mjekët, Brikena Allkoja dhe Valbona Hysenbelli tregoi për prokuroren që hetoi çështjen se babai i denoncuesit kishte qenë në gjendje të ndërgjegjshme ditën që kërkoi noterin për të firmosur testamentin përfundimtar duke anuluar të parin.