Ndodh edhe kjo: Pronari i një dyqani ua ndalon hyrjen personave që kanë marrë vaksinën antiCOVID

Pronari i një dyqani në Adelaide të Australisë ua ka ndaluar hyrjen në lokalin e tij personave që e kanë marrë vaksinën kundër Covid-19.
Peter King vendosi një mbishkrim në dritaren e dyqanit “Gigantic Signs” për t’i njoftuar klientët rreth vendimit. Në letër shkruhet me shkronja të mëdha e të kuqe: “Mos hyr, nëse je vaksinuar për Covid-19”.

Klientët e zhgënjyer me vendimin e ri thanë se do ta bo*jkotojnë dyqanin dhe shumë prej tyre e shprehën zemërimin në rrjetet sociale.
“Zotohem se kurrë nuk do të futem në lokalin tuaj. Ju premtoj. Kurrë nuk do t’jua zë derën”, shkroi një komentues.