Ndodh edhe kjo në Kosovë, njeriu dhunon seksualisht qenin


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ditës në Vushtrri. Dyshohet se një ose më shumë persona kanë dhunuar seksualisht një qen.

Lajmin e tmerrshëm e ka bërë publike, aktivistja për mbrojtjen e kafshëve, Argjenda Dociqi e cila ka cilësuar si shumë shqetësuese ata cfarë ka parë tek qeni femër që ajo e ka pagëzuar me emrin “Bardha.

Për Bardhen e vogel(keshtu po e thras) sot na ka ardhe nje lajm teper teper teper shqetesus nga veterinari… Bardha ka qene e abuzume seksualisht nga nje (po shpresoj qe veq nje) idiot, manjak, egersine, bishe e nuk po di se cka mo mi thone!!!!!!”, ka shkruar në postimin e saj, Argjenda.

Me poshtë gjeni postimin e saj:

Postimi ma i veshtire qe e kom shkru ndonjhere!!!

Cka keni me lexu ka me qene shume shqetesuse dhe e pa besushme qe dicka keshtu ka mujt me ndodh ne mes te Kosoves, ma saktesisht ne Vushtrri!!!

Para pak kohe na kontaktun për nje rast te nje qeni qe eshte shume smut dhe nuk po mundet me ec. Pa u mendu dy here dy aktiviste Shqipe Gashi dhe Mimoza Hajdari Hasanishkun ne pike te nates me gjete. Kur arriten atje qeni u zhduk… nuk u gjete kerka, po ne momentin qe kane qene ty hyp ne kerr mu kthy para komve ju ka dale nje qen tjeter… me lendime te njejta si qeni qe u zhduk!!!

Për Bardhen e vogel(keshtu po e thras) sot na ka ardhe nje lajm teper teper teper shqetesus nga veterinari… Bardha ka qene e abuzume seksualisht nga nje (po shpresoj qe veq nje) idiot, manjak, egersine, bishe e nuk po di se cka mo mi thone!!!!!!

Bardha eshte ty luftu me jete!! Eshte e shkatrume fizikisht, emicionalisht dhe psiqikisht!

Deri me sot kom has ne plote raste te malltretimimeve te njerzve ndaj qenve.. gjuje me gurr, mshoju shkelm, shkeli me kerr, gjuje me allti, mbaj lidhe me zingjir, shtini mu rreh për lufta, shtini me pjelle me për fitu,preju vesht, bishtin, gjuje me bunar etj etj , po kjo e sodit e ka kalu cdo kufi te idiotizmeve!!!

Keta lapera qe munden me bo kesi sende, mbajeni mend qe njejt munden edhe nje femiu me ja bo, keshtu qe nese nuk ja u ndin për qent atehere le tja u ndin për femijet dhe po ju lus me krejt zemer e shpirt kur shihni abuzim te ndonje kafshe intervenoni se me heshtje vetem boheni PJESEMARRES!!

P.S qeni bardh e zi I ka simptomet e njejta po nuk po mundemi me gjete. Po ju lus nese ndokush e sheh a po e din se mos po mbahet dikund mshel me shkruni!