Ndodh edhe kjo: Doktori nga Tirana i jep shokut hua 50 mijë euro, pas një jave ai ia vjedh 15 mijë të tjera

As regjisori me skenarin më fantastik nuk do ta kishte imagjinuar dhe krijuar ngjarjen që ka ndodhur së fundmi në lagjen Komuna e Parisit në Shqipëri.

Pasi i kishte dhënë hua 50 mijë euro dhe për këtë firmosën te noteri, mjeku Eqerem Hasani i cili më parë ka mbajtur edhe postin e shefit të Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në QSUT është vjedhur nga borxhliu.

E gjithë kjo ndodhi pasi mjeku harroi çelësin e apartamentit të tij në makinën e 38-vjeçarit.

Autori ka përfituar nga kjo pakujdesi e mjekut dhe i është futur në banesë duke i vjedhur shumën prej 15 mijë eurosh.

Pasi nuk ka gjetur paratë, ka qenë vetë mjeku i cili ka denoncuar hajdutin “me fat”.

Më pas autori është identifikuar përmes kamerave dhe është arrestuar, raporton TCH.