Ndodh e pabesueshmja, Ronaldo dëshiron rikthimin ‘gratis’ te Real Madridi

Kërkimi i dëshpëruar i Cristiano Ronaldos për një ekip vazhdon. Sipas “Sport”, portugezi, duke u larguar nga Manchester United, i është vetofruar Real Madridit për një rikthim të bujshëm, qoftë edhe vetëm për disa muaj. Një ide e lindur pas dëmtimit që goditi Karim Benzema, qendërsulmuesi i “Los Blancos”, i cili do të duhet të humbasë Botërorin e Katarit. CR7 duhet të largohet nga Manchester United pas intervistës me “The Sun”.

Palët mund të bien dakord për një ndërprerje konsensuale të kontratës, ose mund të ketë shkarkim nga anglezët. Në atë moment, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do të jetë i lirë të kërkojë një skuadër tjetër, e cila, megjithatë, vështirë se do të shpenzojë paratë e një rroge shumë të shtrenjtë si ajo e portugezit. Agjenti i tij, Mendes, është në punë për të kërkuar një mirëkuptim miqësor me Manchester United. Prandaj, largimi i tij nga Manchesteri është afër, por fati i Ronaldos mbetet i pasigurt.

Chelsea duket se preferon dikë tjetër si përforcim në sulm, lojtar të ri për të ardhmen. Në Angli si destinacion i CR7 përmenden emrat e Napolit dhe Sporting Lisbona, por portugezi do të donte të rikthehej në Madrid, aq sa muaj më parë u hipotezua edhe një transferim tek Atletico Madrid. Megjithatë, kostoja i trembi “colchoneros”. Reali nuk ka dhënë kurrë asnjë sinjal, por lëndimi i Benzema mund të hapë skenarë të rinj, sipas “Sport”.