NDJENJA E FAJIT GJATË RRITJES SË FËMIJËS
Të dashura nana uroj të jeni mirë, shumë herë pranoj mesazhe nga ju duke kërkuar ndihmë për ndjenjat e fajit që po ju brengosin.
Shumë nana thonë se ndjehen fajtore se po detyrohen të kthehen në punë, shumë nana thojnë se po ndjehen fajtore se nuk po mund të ju përkushtohen të gjithë fëmijëve në maksimum, disa ndjehen fajtore pse nuk kanë qumësht gjiri e ushqejnë me formulë e disa të tjera ndjehen fajtore nëse u bërtasin fëmijëve të tyre po ka nana që ndjejnë faj edhe pse japin maksimumin, ato ndjehen se nuk po e bëjnë gjënë e duhur.
Sot po ju shkruaj fillimisht si nanë e pastaj si profesioniste. Një nanë është një grua e fortë që në vete bartë shumë përgjegjësi por mos harroni se edhe nana është një njeri si të tjerët, edhe një nanë kalon në faza të vështira në ditë kur është me mungesë humori e në ditë me lodhje të tepruara.
Të shkojmë një nga një. Ju nuk duhet të ndjeheni fajtore se po ktheheni në punë, jam e sigurtë se sikur të kishit një mundësi tjetër ju do të rrinit pranë fëmijës tuaj, mendoni se për cka ka më shumë nevojë fëmija juaj për një mirëqenie e cila sigurohet nga të mirat materiale që i’a siguroni duke punuar apo për një nanë e cila është në shtëpi dhe nuk ka kushte për ta rritur si duhet.
Një nanë me dy e tre fëmijë është thjeshtë një nanë me më shumë punë dhe dashurinë e saj e ndanë në dy e tre pjesë, prandaj është e kuptueshme të ndjeheni ndonjëherë se nuk po i’a delni me secilin por kujtoni se secilin e keni pasur në bark për nëntë muaj dhe e doni njësoj, harroni fajin afroni fëmijët dhe kujtoni se për secilin ju jeni nanë.
Një nanë që ushqen fëmijën me qumësht formule nuk duhet të ndjehet fajtore, nuk ekziston asnjë nanë në botë që nuk e do më të mirën për fëmijën e vet. Bëni përpjekje maksimale për të ushqyer me gji por nëse ajo nuk ndodhë vazhdoni pa e kthyer kokën prapa, e rëndësishme është që ju të përkushtoheni për një jetë të shëndetshme të fëmijës tuaj pasi që shëndeti i tyre varet nga shumë faktorë tjerë e qumështi i është vetëm një prej tyre prandaj keni mjaftë punë për të bërë për të rritur fëmijë të shëndetshem harroni fajin, kujtoni se edhe formula është zgjidhje e shëndetshme atëherë kur qumështi i gjirit nuk është opsion. Une vete kam rritur tre fëmijë me qumësht formule.
Fajtore se u bërtisni fëmijëve, unë do të thoja se bërtima nuk është mjet për të edukuar fëmijën, është qortimi në një formë të pranuar pa e traumatizuar, edhe nëse keni gabuar nuk duhet të lidheni për ndjenjën e fajit dhe kështu të ju rrëshqas nga duartë edukimi i fëmijës.
Nanat e duan më të mirën për fëmijën e tyre fokusohuni më gjërat pozitive dhe jeni të dashura e edukatore të mira për fëmijët tuaj.
Cdo nanë e bënë maksimumin e saj , këshilla ime është që gjithmonë të jeni të vetëdijshme për rolin tuaj e mos të lejoni të përfshiheni nga ndjenjat e tilla.
Unë e admiroj secilën grua që ka sjellë fëmijë në këtë botë dhe përkushtohet ndaj tyre. Jeni mrekulli secila prej jush.
Me dashuri, Razije Musa