Me rastin e pesë vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, aktivistë të organizatës studentore, Studim Kritikë Veprim, para Bibliotekës Kombëtare, kanë ndezur qirinj.
Po ashtu edhe gjatë ditës janë mbajtur aktivitete të ndryshme në nderim të jetës dhe veprës së Astrit Deharit, ndërsa është parapara edhe ndezja e qirinjve në ballkonet e shtëpive dhe banesave në kryeqytet.
Ndërkaq, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, ministra, deputetë e anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe familjarë, sot bënë homazhe te varri i aktivistit Astrit Dehari, i cili pesë vjet më parë u gjet i vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Turmës të atyre që kishin ardhur për të bërë homazhe i printe vajza e të ndjerit, Arsa e cila në dorë mbante një lule që e vendosi te varri i babait të saj, ndërsa veshur kishte një bluzë me figurën e Astrit Deharit.
Ndërsa, babai i Astritit, Avni Dehari, ka kërkuar nga prokuroria që sa më parë ta zbardhin vrasjen e djalit të tyre.
Më 5 nëntor të vitit 2016 brenda qelisë së tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ishte gjetur i vdekur aktivisti i LVV-së, Astrit Dehari, i cili aty po qëndronte nën dyshimet se ka qenë një nga gjashtë personat që mori pjesë në sulmin me granatahedhëse në Kuvendin e Kosovës.