Ndikimi rus në Ballkan, Abazoviç: “Bideni mund të na shpëtojë”

Dritan Abazoviç, kryeministër në detyrë i Malit të Zi e ka cilësuar si “shpëtimtar”, presidentin amerikan, Joe Biden – pikërisht këtë deklaratë Abazoviç e ka bërë gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e tij vjen në një kohë të cilën Abazoviç e cilëson si rrezik i “rritje së influencës në Ballkanin Perëndimor”, thotë se “Biden mund ta shpëtojë rajonin nga ky ndikim”.

Por vetë Abazoviç është kritikuar për ndihmën që ia ka dhënë forcave pro ruse e serbe, sidomos me nënshkrimin e marrëveshjes me Kishën Ortodokse, më 3 gusht. Pas asaj dite, Milo Gjukanoviq e kishte nisur iniciativën për rrëzimin e Abazoviçit. Ia kishte dalë. Pos këtij mospajtimi, Gjukanoviq dhe Abazoviç nuk u pajtuan as për Ballkanin e Hapur. E gjatë një interviste që Abazoviç e dha për thepavlovictoday, ka thënë se kjo ide është e mirë për bashkëpunim rajonal.

Në Samitin e Ballkanit të Hapur, i cili u zhvillua më 2 shtator në Beograd, Abazoviç tha se megjithëse Mali i Zi nuk është anëtar i plotë i Iniciativës për Ballkanin e Hapur, ai do të dëshironte që vendi i tij t’i bashkohej grupit për krizën energjetike. Abazoviç nuk e la pa e kritikuar edhe presidentin Milo Gjukanoviq, duke e cilësuar si figurën “e korrupsionit në Malin e ZI”. Abazoviç erdhi në pushtet përmes një qeverie të pakicës, por ishte jetërshkurtër.