Ndikimi i temperaturave të larta në shtypjen e gjakut


10 orëShkaktarët e tensionit të lartë të gjakut janë të lidhur fort me shumë faktorë të stilit të jetesës, ku përfshihet ushqyerja dhe aktiviteti fizik. Megjithatë, ekspertët thonë se temperaturat mund të ndikojnë gjithashtu te shtypja e gjakut.

Sipas tyre, moti i nxehtë dhe ekspozimi në diell për një kohë të gjatë mund të ulë tensionin e lartë të gjakut. Ata shpjegojnë se përgjithësisht, tensioni i gjakut është më i lartë në dimër dhe më i ulët në verë.

Çfarë ndodh me tensionin e gjakut në stinën e verësTemperaturat e larta në stinën e verës shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut ndërkohë që vetë trupi përpiqet të ulë temperaturën e brendshme. Një gjë e tillë shkakton një rënie të nivelit të tensionit të gjakut.
Në mot të ftohtë nga ana tjetër, enët e gjakut ngushtohen dhe tensioni është më i lartë, transmeton AgroWeb. Përpos të tjerave, shtimi në peshë dhe mungesa e aktivitetit fizik në dimër rrit tensionin e gjakut, thonë ekspertët.