Ndikimi i Marrëveshjes për emrin në ekonomi

Nuk do ketë shpenzime plotësuese për Maqedoninë, përkundrazi, vendi do të ketë përfitime të mëdha ekonomike nga marrëveshja me Greqinë, pohon zëvendëskryeministri Koço Angjushev. Sipas tij, me anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, priten më shumë investime të huaja dhe hapjen e fondeve evropiane.

Përfitimet ekonomike nga marrëveshja me Greqinë për zgjidhjen e këtij problemi, gjithsesi se do jenë shumë më të mëdha sesa çdo shpenzim tjetër që do dilte nga implementimi i kësaj marrëveshjeje – tha Koço Angjushev, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Edhe investitorët e huaj në vend vlerësojnë se nënshkrimi i marrëveshjes do ketë ndikim të madh ndaj biznesit.

Unë jam biznesmen nga Evropa dhe i kam të qarta përfitimet e Maqedonisë kur të integrohet në BE. Fundjava e kaluar tregoi se Maqedonia nuk është ishull dhe se është në interaksion me fqinjët e saj. E njëjta vlen edhe për investitorët e huaj në Maqedoni, ato nuk janë ishull. Investitorët e huaj integrohen në shoqërinë maqedonase – deklaroi Shtefan Piter, këshilli i investitorëve të huaj.

Sipas marrëveshjes me Athinën, zgjidhje duhet të gjendet edhe për naftësjellësin nga Selaniku deri në Shkup i cili tash 5 vite është jashtë funksionit. Negociatat me Helenik Petroleum, siç njoftoi Angjushev, ende nuk kanë filluar, edhe pse një kohë më të gjatë kompania greke e naftës kërkon takim me qeverinë. Ai paralajmëroi se së shpejti do ketë takim ku do të vendoset se kur me saktësi përmes naftësjellësit sërish do fillojë transportimi i karburanteve nga Greqia drejtë Maqedonisë.