Ndihmat sociale së shpejti 12 mijë denarë, por ja çka i pret ata që i marrin

Rastet sociale po planifikohet që të marrin ndihmë sociale prej 12 mijë denarëve. Kjo pritet të ndodhë gjatë 2019, paralajmëroi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ministrja e këtij dikasteri Mila Carovska tha në një intervistë për Telma se megjithatë ata që do i marrin këto ndihma nuk do të mund të punojnë në të zezë sepse nuk do kenë kohë, informon INA.

Sipas saj, ata do angazhohen në trajnime, ligjerata dhe angazhime tjera gjatë tërë ditëve të punës me orar të rregullt prej 8 orëve. Carovska tha se një pjesë do të kyçen në punë në ndërmarrjet komunale, sipas nevojave të tyre. Ministrja nënvizoi se ata që duan më shumë para sigurisht që do heqin dorë nga asistenca sociale.