Ndihma financiare, ja kur pritet prezantimi i pakos së pestë

Ndihma shtetërore për pagë prej 14,500 denarëve për punonjësit ka gjasa që të mos përdoret nga të gjitha kompanitëë. Jozyrtarisht, Alsat ka mësuar se masa do të ndryshojë dhe kjo ndihmë do të jetë në dispozicion vetëm për sektorët më të prekur nga pandemia. Zyra e zv/kryeministrit për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi nuk tregon se sa dhe cilat nga propozimet e Odave janë pranuar. Paketa e pestë e masave ekonomike do të publikohet të premten për Odat dhe Sindikatat.

Ka më shumë se 50 propozime që kanë mbërritur nga të gjitha palët e prekura,. Këtë të premte është caktuar takim i Platformës së Dialogut Publiko-Privat, në të cilin do të paraqiten masat që do të jenë pjesë e paketës së pestë të masave ekonomike. Do të prezantohen dhe do të konsultohen me Këshillin Ekonomik dhe Social, i cili përfshin sindikatat dhe punëdhënësit”, tha Kabineti i zv/kryeministrit, Fatmir Bytyqi.

Të gjitha Odat ekonomike i kanë dorëzuar Qeverisë listat e masave të propozuara, të cilat ata besojnë se janë të nevojshme për të kapërcyer krizën. Qëndrimi i përbashkët i Odave është zgjatja e masës për pagimin e pagave për punonjësit, e cila sipas tyre duhet të zgjasë deri në mars të këtij viti. Sektori i gastronomisë ka kërkuar që të mbulohet me masa të veçanta, dhe nga shteti ata presin ndihmë për të paguar pagën bruto për punonjësit, sepse ata kishin më shumë humbje.

Kjo pasohet nga kërkesat për kredi të reja pa norma interesi, rritja e fondit të Bankës për Zhvillim, ndihma të pakthyeshme për sektorin e turizmit, lirime nga tatimet, barazimi i disa tatimpaguesve në turizëm dhe gastronomi dhe të ngjashme.