Ndihma e shpejtë me apel për qytetarët: Mos i fshihni simptomat, na rrezikoni edhe ne

Ndihma e shpejtë punon me numër të shtuar të ekipeve, por për shkak të orës policore është zvogëluar numri i thirrjeve. Ndihma e shpejtë punon sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe OBSh-së.

“Këshillën e japim ne, pra në 194, ose mund edhe te numri 0800-0023, që është për Covid-19. Edhe te ky numër punojnë mjekë, kështu që u jepen këshillat e nevojshme si të veprojnë në situata të caktuara, në rast se kanë temperaturë, me çka ditën e nesërme duhet të paraqiten te mjeku amë për udhëzime të mëtutjeshme, ose testime që duhet të bëhen.”,- deklaroi mjeku, Milica Bubalo.

Në këtë periudhë në izolim janë edhe disa punonjës nga ndihma e shpejtë. Ata apelojnë që qytetarët të jenë të sinqertë gjatë dhënies së informacioneve.

“Tre të punësuar janë më shumë se një javë në izolim shtëpiak, pasi që me shumë keqardhje më duhet të them se janë në izolim shkaku i josinqeritetit të pacientëve që me vonesë janë informuar se ndoshta janë pozitiv me Covid-19. Në këtë moment ka edhe disa punëtorë tjerë për të cilën ende nuk dimë se çfarë rezultate do të kenë, por dihet se kanë pasur kontakt me personin që ishte në terapi fizikale.”,- tha mjekja, Milica Bubalo.

Edhe mjekët me rekomandime: Mos i fshihni simptomat dhe kontaktet me persona që kanë qenë në kontakt me të infektuar, sepse punonjësit shëndetësorë janë të parët që mund të preken nga epidemia.