“Ndihem e pabarabartë me nënat e tjera”, Arbenita Ismajli shpërthen kundër spitalit ku lindi vogëlushen e saj

Në muajin prill, Arbenita Ismajli dhe Fero u bënë prindër për herë të parë. Dyshja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Nina.
Arbenita vendosi që vogëlushen ta sillte në jetë në një sptal në Gjermani, vend në të cilin dyshja jetojnë prej kohësh. Mirëpo sot që ka kaluar 1 muaj nga lindja e vogëslushes së tyre, Arbenita ka shpërthyer në ak*uza kundër spitalit në të cilin lindi.

Ajo ka treguar se ky spital ka një website, në të cilin publikon foto dhe emrat e të gjithë bebuashave që vijnë në jetë atje. Mirëpo e vogla e Arbenitës dhe Feros nuk duket gjëkundi dhe kjo e ka revoltuar shumë modelen. Arbenita shprehet se kjo e bën të ndihet e pabarabartë me nënat e tjera që kanë lindur atje dhe se është mosrespekt i madh nga ana e spitalit. Nuk e dimë nëse ky është një rast racizmi, duke qenë se Arbenita dhe Fero janë shqiptarë, por këtu modeles shqiptare i japin me siguri të gjithë të drejtë.

“Spitali ku linda në Gjermani nuk e postuan kurrë vogëlushen time në faqen e tyre, ashtu siç kanë bërë gjithmonë me çdo fëmijë që ka lindur atje. Nuk them se po vd*es që ata ta bëjnë këtë gjë për mua. Por më duket mosrespekt dhe e pasjellshme nga ana e tyre. Kjo më bën të ndihem e pabarabartë me nënat e tjera që kanë lindur atje. Dhe vogëlushja ime nuk vlen më pak se bebat e tjerë që kanë lindur atje. Ps vajza ime ka lindur në 24 prill”, shkruan Arbenita.