Bayern Munich dhe Barcelona janë duke dhuruar spektakël në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Pas 7 minutave lojë, tashmë janë shënuar 2 gola, secila skuadër nga një gol.
Gjermanët kaluan të parët në epërsi pas një aksioni të bukur.
Thomas Muller e konkretizoi në gol një super pasim nga ana e Robert Lewandowskit për rezultatin 1-0.
Tre minuta më vonë, në atë të shtatë, David Alaban shënoi fatkeqësisht autogol, madje shumë të bukur për të barazuar gjithçka në këtë takim.