Ndeshja Rusi-Shqipëri do të luhet në Beograd? Ja çfarë thotë Vuçiç

Sanksionet e marra së fundmi për Rusinë si pasojë e lu*ftës me Ukrainën, kanë futur në telashe edhe futbollin. UEFA ka vendosur që deri në një njoftim të dytë të mos lejojë klubet ruse si dhe kombëtaren që të zhvillojë ndeshje shtëpi.

E në një kohë kur të gjitha shtetet i kanë mbyllur dyert e tyre për Rusinë, është shteti serb ai që ka hapur dyert e stadiumeve për rusët: “Në Serbi ne kemi qenë gjithmonë mikpritës të mirë.
Nëse do të mundemi do të ndihmojmë në zgjidhjen e disa problemeve, duke pritur ndeshjen e Spartakut të Moskës, për ne nuk ka asnjë problem. Ofrojmë kushte të mira dhe do të garantojmë sigurinë e zyrtartarëve dhe skuadrës mike. Keni fjalën time për këtë gjë”, – u shpreh Vuçiç.

Një hipotezë e frikshme kjo, që do të sillte zhvillimin e sfidës e Ligës së Kombeve, mes Rusisë dhe Shqipërisë në Beograd. Kuqezinjtë kanë shkelur vetëm një herë në Serbi për të luajtur ndeshje futbolli dhe ajo mbrëmje rezultoi një makth i vërtetë, ku tifozët u futën në fushë dhe futbollistët shqiptarë u dhunuan, duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes. Shqipëria e fitoi atë duel në tavolinë.