Ndeshja Maqedoni – Kosovë, për një ditë shiten katër mijë bileta

Interesimi për blerjen e biletave për ndeshjen Maqedoni-Kosovë, është i madhë.
Federata e Futbollit të Maqedonisë ka informuar se deri në këtë moment janë shitur rreth 4mijë bileta për ndeshjen mes Maqedonisë dhe Kosovës.
Nga atje informojnë se sporteli në Arenën “Todor Proevski”, do të punojë deri në 21:30.

Kujtojmë, një person mund të blejë vetëm një biletë për shkak se të njëjtat janë të personalizuara, pra mund të blihen vetëm me letërnjoftim.
Çmimi i biletave në anën jugore dhe veriore të Arenës Kombëtare “Todor Proeski” është 5 dhe 6 euro. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet më 26 mars në Shkup në stadiumin, “Todor Proevski”, nga ora 20:45.