Ndeshja Maqedoni-Kosovë mund të luhet pa tifozë!

Ndeshja e futbollit mes Maqedonisë dhe Kosovës nuk do të anulohet, por nëse organet kompetente vendosin se ka rrezik nga koronavirusi, atëherë ndeshja mund të luhet pa tifozë. Këtë e deklaroi kryetari i Federatës së futbollit Muhamed Sejdini në emisionin “10 MINUTA”.

“Është trend botëror, unë pata takime me kryetarin e UEFA-së Aleksandar Çeferin. Ai më siguroi se datat tjera të lira që të luhet ndeshja është shumë zor për të gjetur. Ne do ta ndjekim të gjithë situatën me organet kompetente dhe nëse vjen një gjë e tillë mund të luhet vetëm pa publikë. Po ndeshja do të luhet gjithsesi”, deklaroi Sejdini.