Ndeshja e fundit në Botëror e Messit, të gjithë e dinin përveç Biden: Ai djalë ka një të ardhme të ndritur para

Lionel Messi po kërkonte trofeun e vetëm që i mungonte koleksionit të tij të pasur në Katar dhe arriti ta merrte.

E gjithë bota e futbollit e dinte se ky ishte në thelb shansi i fundit i 36-vjeçarit argjentinas dhe ai arriti ta rikthente kombëtaren e Argjentinës në fronin e futbollit botëror.

Edhe Presidenti amerikan Joe Biden nuk la pa uruar homologun e tij argjentinas Alberto Fernandez dhe në të njëjtën kohë theksoi se Messi ka një të ardhme të ndritur përpara. Mesa duket faktin se Messi po luante për herë të fundit në “Botëror” dihej nga të gjithë përveç Biden-it.