Ndërtimi i objekti të ri për gjimnazin “Sami Frashëri”, Shaqiri: Tash, po shihet kush sjell vendimet

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri nuk saktësoi se kur konkretisht nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Kumanovë do të bëhen me objekt të ri, përcjell TV21. Shaqiri tha se komuna e Kumanovës fillimisht duhet të përgatis projektin, pas çka do të vijojnë procedurat për përcaktimin e realizuesit. I pyetur se kush është meritorë për zgjidhjen e këtij problemi, Shaqiri tha se shihet se kush i sjell vendimet.

“Po e shihni të gjithë se nuk dua të ndajë se kush është meritori, gjithë këta meritorë që i përmendët kanë një qëllim, nxënësit nxënësit të cilët me 1 shtator, shtatorin e ardhshëm duhet t’i presim në objekt të ri shkollor. Tash po shihet kush sjell vendimet, unë përshëndeta edhe pushtetin lokal atje, për mos të identifikuar, por meritorë nuk ka asnjë, vetëm se ka ato të cilët duhet të japim, punë që duhet të bëhet që të arrihet rezultati konkret sa më shpejtë”, theksoi Shaqiri./tv21,tv