Ndërtesa gjysmë e shkatërruar zë poshtë ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi

Një incident ka ndodhur në Turqi ku një ndërtesë ka zënë poshtë ekipin e kërkim-shpëtimit ndërsa po bënin përpjekje për të nxjerrë njerëzit e mbetur nën rrënojat e tërmeti tragjik.

Ngjarja ka ndodhur në Hatay, ndërkohë që momenti është publikuar me video në rrjetet sociale.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një punëtor mbeti i bllokuar dhe mori dëmtime të lehta. Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se epiqendra e tërmetit në Turqi ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, sipas shërbimit Gjeologjik amerikan.

Pas tërmetit të mëngjesit të 6 shkurtit me magnitudë 7.8 ballë, pati pasgoditje të tjera të fuqishme, ku më e madhja ishte ajo me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.