James William Pardew, ish ambasador i SHBA-ve në administratën e Klinton dhe Bush, dhe zyrtar për zbulim në ar*matën amerikane, ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare.
Pardew tek ne ishte i njohur si një nga shtatë nënshkruesit të marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001, me çka përfundoi konflikti në Maqedoni.
Përskaj diplomatit amerikan, nënshkrime të tyre në Marrëveshjen e Ohrit më 13 gusht 2001 vendosën dhe Boris Trajkovski, Ljubço Georgievski, Branko Crvenkovski, Arben Xhaferi, Imer Imeri dhe Fransoa Leotar.