Ndërron jetë veterani i UÇK-së nga fshati Jazhincë

Pas një sëmundje të rëndë, sot në moshën 58 vjeçare ka ndërruar jetë Xhafer Imeri, i njohur si Xhafoja nga Jazhinca e Tetovës, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Xhafoja, siç e thirrnin shokët, në vitin 2001 ishte ndër vullntetarët e parë që iu bashku Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK.

XHAFER IMERI – XHAFO, lindi më 17 Maj të vitit 1963 në fshatin Jazhincë të Tetovës. Ishe ndër bashkluftëtarët më të guximshëm dhe më të sinqertë që patëm. Qëndrove i pathyeshëm në parimet tua idealiste deri në fund, edhe atëher kur jeta të solli shum vështirësi për shkak të shëndetit të rënduar, ti vendose ta përballosh brenda vetes duke lejuar kujdesin vetëm nga bashkluftëtarët, asesi nga politika.