Ndërron jetë tragjikisht i riu shqiptar në Itali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, ku një aksident i ka marrë jetën një 32 vjeçari shqiptar në Torino. Në Corso Regio Parco pranë varrezave monumentale të Torinos, Olti Hysenaj është përplasur me një shtyllë e më pas me një pemë, teksa po lëvizte me automjetin e tij, duke marrë plagë të rënda që kanë rezultuar fatale për të.

Mediat italiane shkruajnë se Hysenaj ndodhej i vetëm në automjet dhe gjatë përplasjes është hedhur nga makina. Në vendngjarje, përveç punonjësve të shëndetësisë, kanë ndërhyrë edhe punonjës të policisë vendore, të cilët janë përgjegjës për konstatimet dhe konstatimin e dinamikës dhe përgjegjësive të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se Hysenaj ka humbur kontrollin e mjetit, ndërsa pas këqyrjes së vendngjarjes, hetuesit kanë hequr mundësinë e përplasjes me një mjet tjetër.