Ndërron jetë tragjikisht 18 vjeçarja nga Gjakova e cila jetonte në Gjermani (FOTO)


18 vjeçarja nga Gjakova, Era Grezda ka vdekur tragjikisht si pasojë e një aksidenti në Gjermani. Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët e saj, përmes postimeve në rrjetin social Facebook.

“Familjare miq, ju njoftojm qe dje ne nje tragjedi me Auto nderroj jete Motra ime Era ,Era ishe e veqant zemra e motres tka dasht motra shume e do te don gjithmone me e Bukura nbote ,u prefsh ne paqe o shpirt i bardh”, ka shkruar motra e saj në Facebook. 18 vjeçarja ka vdekur si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e djeshme, derisa po ktheheshin nga një festë bashkë me shoqet e saj.