Më datë 13.03.2024 në ora 00:00 në Repartin e Policisë Shuto Orizarë, roja i një objekti në ndërtim në zonën e Shuto Orizarit ka raportuar se në ora 19:40 në kantier ka gjetur të rënë përtoke R.A.(52) nga Shkupi, i cili ishte duke kontrolluar materialet. I plagosuri është transportuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku më pas ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes e kanë kontrolluar ekipi i SPB Shkup dhe inspektori i punës dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
Ballina Lajmi i Dites Ndërron jetë punëtori gjatë kryerjeve të punimeve ndërtimore në një objekt në...