Ndërron jetë profesori i njohur Zejnullah Gruda

Profesori dhe intelektuali nga Peja, Prof.Dr. Zejnullah Gruda ka vdekur sot. Lajmin për vdekjen e kanë bërë të ditur miqtë e tij të afër.
Guda gjatë gjithë karrierës së tij është marrë me botime dhe publikime të shumta. Ndërkohë që ka qenë aktiv me opinionet e tij, sidomos sa i përket çështjeve të kufijve.

Ai po ashtu ka qenë prej shumë vitesh profesor i rregull universitar.
Gruda ka qenë anëtari i Komisionit për Demarkacionin e Kufirit të Kosovës me Malin e Zi.