Ndërron jetë “njeriu më i pistë në botë”

Një burrë iranian i konsideruar si “njeriu më i pistë në botë” për shkak se nuk kishte bërë dush për dekada, është ndarë nga jeta. Sipas mediave shtetërore të Teheranit, Amou Haji u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare. Amou ishte beqar dhe nuk lahej nga frika se mos “sëmurej”.

Për herë të parë pas rreth gjysmë shekulli pa bërë dush, ai u dërgua për t’u larë disa muaj më parë nga banorët e fshatit Dejgah, raportoi IRNA. Sipas mediave iraniane, në vitin 2013 për jetën e tij u realizua një dokumentar i shkurtër i titulluar “The Strange Life of Amou Haji”. /tvklan.al