Ndërron jetë një person në Dibër, ishte pjesëmarrës në një turne malor

SPB Tetovë njofton se një 73-vjeçar shtetas i Belgjikës ka humbur jetën derisa po merrte pjesë në një turne malor.
“Me datë 18.09.2022 në ora 08.25 në Stacionin Policor për Kalim Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar “Strezimir” është raportuar se në afërsi të stacionit policor personi B.C.(73) nga Belgjika, me vendbanim të përkohshëm në fshatin Kosovrasti, Rajoni i Dibrës, i cili ka qenë pjesëmarrës në një turne malor, ishte sëmur dhe ishte shtrirë.

Një ekip i ndihmës mjekësore emergjente konfirmoi vdekjen pa shenja të dukshme dhu*ne. Në Vendin e ngjarjes inspektimin e ka kryer prokurori publik dhe një ekip inspektues nga DPB-Gostivar, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, njoftojnë nga SPB Tetovë./Telegrafi/