MPB njofton se gjatë ditës së djeshme një 63 vjeçar nga Tetova, i bu*rgosur në bu*rgun e Idrizovës, ka ndërruar jetë në spital. Nga MPB thonë se trupi i pajetë i është dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup.
“Me datë 11.11.2022 në ora 07:17 në SPB-Shkup, B.L., punonjës në Bu*rgun e Idrizovës, ka raportuar se i dënuari J.I. (63) nga Tetova ka ndërruar jetë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku ka qenë për trajtim spitalor që nga 29.10.2022. Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i është dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore-Shkup”, thonë nga MPB.