Ndërron jetë një i burgosur në Idrizovë


Me datë 24.11.2022 në ora 17:50 në SPB Shkup, nga ana e Emergjencave Mjekësore është raportuar se i dënuari R.V.(27) ka ndërruar jetë në burgun e Idrizovës. Sipas raportit, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të R.V. me automjetin e burgut është dërguar në spital, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi.