Ndërron jetë një i burgosur në burgun e Idrizovës


MPB njofton se sot (19.07.2024) në orën 02:08 në SPB Shkup, nga Institucioni Penal-Korrektues Burgu Idrizovë është raportuar se në ambulancën e institucionit ka ndërruar jetë i dënuari A.K. (63). Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, dhe me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.