Ndërron jetë një grua në pikën kufitare Merdarë – Policia jep detaje


Policia e Kosovës mbrëmë është njoftuar nga dy persona për një tjetër person të vdekur në pikën kufitare në Merdarë. Sipas Policisë, një burrë e një grua kanë deklaruar se në veturën e tyre gjendjet një familjare e tyre, e moshës 83-vjeçare, e cila dyshohet se është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.