Ndërron jetë nga koronavirusi një infermiere nga “8 Shtatori”

Shoqata e Infermierëve informon se infermierja Nashide Emini ka vdekur nga koronavirus. Infermierja Emini ishte nga departamenti i dermatologjisë në spitalin “8 Shtatori” në Shkup për shumë vite.

“Përkushtimi ndaj punës dhe ngrohëtsia janë karakteristikat që do të mbesin në kujtim gjithmonë”, thonë nga shoqata e inferimerëve.
Shoqata së bashku me të gjithë anëtarësinë, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe të dashurve të saj.