Sot ka ndërruar jetë nëna e ish-deputetit të VV-së Fisnik Ismaili.
Ky është postimi i Fisnik Ismailit në Facebook:
Lili na la. Na la me kujtimet më të mira për të. Dashnia që na e ka dhanë pa kushte, përkrahja që s’i ka mungue asnjiherë, shyhreti që e ka nxjerrë prej xhepit sa herë jemi ba bashkë, e ambëlsinat që një gjysë Prishtine ia ka shijue s’kanë me u harrue shumë gjatë.
Varrimi mbahet nesër, të dielën më 14 prill, në fshatin Sazli të Ferizajt, afër babit, në orën 16:00.
Vizitat për me ia kujtue jetën e kohët e mira me të janë të hënën dhe martën, më 15 e 16 prill, në banesën e Fisit mbi restorant Trattoria (të Fakulteti Teknik), në Breg të Diellit, Prishtinë, prej orës 11:00 deri 19:00