Ndërron jetë në moshën 93 vjeçare “babai i tiramisusë”

Pronari i një restoranti në Itali, i njohur edhe si “babai i tiramisusë”, Ado Campeol, është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare. Campeol ishte pronar i restorantit “Alle Beccherie”, një restorant në veri të Italisë, aty ku edhe u zbulua ëmbëlsira e famshme nga bashkëshortja e tij dhe shefi i kuzhinës.

Ëmbëlsira, e cila përmban biskota të lyera me kafe dhe maskarpone, ishte shtuar në menunë e restorantit në vitin 1972, mirëpo asnjëherë nuk mori patentën e ëmbëlsirës nga familja. Që atëherë, ky lloj i ëmbëlsirës është bërë pjesë e pandashme e kuzhinës italiane, e adaptuar nga shefat e kuzhinave në mbarë botën.

Deri më tani ka pasur mosmarrëveshje të gjata lidhur me origjinën e tiramisus. Restoranti “Alle Beccherie” ishte hapur nga familja Campeol në vitin 1939. Sipas shpikësit të ëmbëlsirës , shefi Roberto Linguanotto, ëmbëlsira ishte rezultat i një incidenti në përpjekje për të bërë akullore me vanilje.

Dyshja më pas e përsosi ëmbëlsirën duke shtuar biskota savardi të lagura me kafe, duke e spërkatur me kakao dhe duke e quajtur “Tireme Sù” që në shqip përkthehet “Më merr”.