Ndërron jetë në moshë të re mësuesja e Shkollës fillore Liria, Anesa Sabedini. Këtë lajm e ka publikuar shkolla Liria në profilin zyrtar duke I shprehur ngushëllime familjes. Në status thuhet:
Familje e nderuar Sabedini!
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për shkuarjen në amshim të koleges tonë Anesa Sabedini. Kjo dhimbje e jona lidhet me punën plot përkushtim dhe dashuri ndaj nxënësve. Të kujtojmë si një arsimtare punëtore dhe e kujdesshme me gjithë ne. Në emër të gjithë kolegëve dhe stafit të shkollës, pranoni ngushëllime të përzemërta.
Pusho e qetë Anesa jonë! Qoftë i përjetshëm kujtimi për kolegen tonë!