Ndërron jetë në Gjermani djaloshi nga Tetova

Ka ndërruar jetë nga sëmundje e rëndë në moshën 34 vjeçare në Hanover të Gjermanisë Zulkadri Ferati me prejardhje nga Zherovjani i Tetovës.
I ndjeri ka qenë sekretar i Parlamentit Studentor gjatë kohës së studimeve në UEJL-Tetovë (2005-2009) ndërsa pas mbarimit të studimeve shpërngulet për një jetë më të mirë në Gjermani.

Për ceremoninë e varrimit do të njoftoheni nga miqtë dhe familjarët pasi ende nuk dihet saktë se kur do të arrijë trupi i të ndjerit në Tetovë.
Stafi i Pa Censurë shpreh ngushllimet e sinqerta familjarve, miqve dhe shokëve të të ndjerit Zulkadri Ferati.