Ndërron jetë mjeku Nijazi Ahmeti


Mjeku Nijazi Ahmeti nga Prishtina ka vdekur pas infektimit me kronavirus, shkruan Gazeta Express.
Ahmeti ishte mjek i estetikës dhe për disa ditë ishte duke u trajtuar në Qendren Klinike Universitare te Kosoves pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur një familjar i tij përmes një postimi në Facebook.
“Sot morem lajmin e hidhur per ndarjen nga jeta te dajes tone Nijazi Ahmeti. Ngushllime familjareve, shokve dhe gjithe kolegeve, do te kujtojme gjithmone me krenari per veprat e tua Doktor”, ka shkruar Artan Maloku, nipi i tij.