Xhevdet Qeqiri ka njoftuar sa ka ndërruar jetë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fazli Smajli.
Sipas tij, Smajli ishte luftëtar i hershëm, qysh prej njësiteve të para të asaj kohe, pjesë e Batalionit të ll-të, të Brigadës “121-Kumanova”.
Njoftimi i plotë:
Para pak minutash u njoftova se qenka ndarë nga jeta bashkëluftari, Fazli Smajli, nga fshati Carralevë, komuna e Shtimës. I ndjeri, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare. Ishte luftëtar i hershëm, qysh prej njësiteve të para të asaj kohe. Bashkë me të ndjerin, Fazliun, ishim pjesë e Batalionit të ll-të, të Brigadës “121-Kumanova”.
Në emrin tim si bashkëluftar, dhe në emër të Sh.I.L të UÇK-së, Dega në Fushë Kosovë, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Smajli, farefisit, miqëve dhe të gjithë bashkëluftarëve. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshti.