Ndërron jetë ish-shefi i Urbanizmit pranë komunës së Tetovës

Ka ndërruar jetë ish shefi i Urbanizmit pranë komunës së Tetovës Nexhadi Zulbeari nga fshati Trebosh si pasojë e Covid-19. Ai ishte shtruar në Klinkën e Tetovës por nuk ka mundur ti mbijetojë virusit vdekjeprurës.
Nexhadi Zulbeari ka qenë shefi më i dashur në gjithë komunën e Tetovës, kishte respektin më të madh në këtë institucion si profesionist dhe njeri me vyrtyte të larta njerëzore dhe intelektuale.

Portali Shqipmedia shpreh ngushllimet familjes dhe miqve të të ndjerit. Do të na mungojë humori i tij. Zoti e mëshiroftë.