Ndërron jetë ish Imami xhamisë GAM GAM

“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi”
Të nderuar familjarë, miq, kolegë dhe dashamirë, ju njoftojmë se sot Hamdi ef. Hoxha ish Imam i xhamisë GAM GAM, ia dorëzoi shpirtin Allahut.
Namazi i xhenazes do t’i falet nesër ( e mërkurë 10.11.2021) me namazin e ikindisë në xhaminë e Gam Gamit ku edhe shërbeu për 37 vite.
O Allah, pranoje në mëshirën Tënde, me kënaqësinë Tënde, varrin e tij bëje dritë dhe bahçe prej bahçeve të xhenetit, dhe na tako në ahiret në xhenetul firdeus. Amin!