Ndërron jetë ish gazetari Alush Kamberi

Sot ka ndërruar jetë ish gazetari i TVM-së Alush Kamberi.
Alush Kamberi lindi në Strimnicë. Gjatë gjithë jetës së tij iu përkushtua gazetarisë shqiptare në Maqedoni. Doajeni i gazetarisë, i cili këtij profesioni nuk iu nda për pesë dekada me radhë. Hapat e parë në gazetari i filloi që nga viti 1967, ose më drejtë, që nga emisioni i parë televiziv në gjuhën shqipe, në Redaksinë e TV Shkupit.

Alush Kamberin e njohim edhe nga qindra reportazhe e dokumentarë televizive, por edhe nga shumë shkrime të ndryshme gazetareske e publicistike, si dhe nga disa vepra letrare. Portrete, reportazhe, biseda, kronika, etj, i botoi në gazetat e atëhershme “Flaka e vëllazërimit”; ,,Rilindja”; “Zëri i Rinisë” etj. Alush Kamberi gjatë punës së tij në Televizionin e Maqedonisë ka realizuar mbi 400 dokumentar. Ai është edhe autor i filmit kushtuar ardhjes së parë të Nënë Terezës në Shkup. Me pas, ai ka realizuar edhe 3 dokumentar të tjerë kushtuar nobelistes shqiptare Nënë Tereza.

Ai është nderuar për Vepër jetësore që ndan Drejtoria e RTVM -së, pastaj dy shpërblime të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, si dhe disa mirënjohje ndërkombëtare: ajo në Festivalin e Monte Karlos, për Filmin dokumentar për Nënë Terezën, në Festivalin e filmit dokumentar në Namyr të Belgjikës, për dokumentarin “Biri”, në Portorozh të Sllovenisë për filmin “Dashuria për 100 vjet”, pastaj në Bratisllavë për filmin dokumentar “Tunduesi i ujit”, etj.
Kontributi i tij në gazetari nderohet me çmimin shtetëror ‘Mito Haxhi Vasilev Jasmin’.
Va*rrimi do të bëhet nesër pas faljes së namazit të drekës, te va*rrezat në fshatin Strimnicẽ.