Ndërron jetë ish-futbollisti dhe trajneri serb Sinisa Mihajloviq

Ish-futbollisti dhe trajneri serb Sinisa Mihajloviq ka vdekur të premten, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e leukemisë. Ai ishte 53-vjeçar dhe e kishte luftuar sëmundjen që nga viti 2019.

Në mars të këtij viti, ai njoftoi se do t’i duhej t’i nënshtrohej një tretmani të ri për ta luftuar këtë sëmundje sërish, pasi e kishte mposhtur një herë. Mihajloviqi e drejtoi klubin italian Bologna deri në shtator, kur gjendja e tij u përkeqësua.