Një i ri i moshës 29 vjeçare nga Poroj i Tetovës, i cili jeton në Zvicër sonte ka ndërruar jetë. Lajmin e kanë bërë të ditur miq dhe familjarë të të ndjerit.
Ja postimi.
LAJM PIKËLLUES
Ju njoftojmë se dje ka ndërruar jetë Besart Abazi (29 vjeç), djali i Xhemaludin Abazit nga fshati Poroj i Tetovës, me banim në Kreuzlingen.
Namazi i xhenazes do të falet nesër, më 5 prill 2022, në ora 14:00, në varrezat e qytetit në Alpstrasse 41, 8280 Kreuzlingen.
E lusim All-llahun e Madhërishëm që të ndjerin ta mëshirojë e ta pranojë në Xhennetet e Tij, kurse familjes, miqve e shokëve të tij t’u japë forcë e durim në këto momente të vështira!
Kryesia e xhamisë