Më 02.09.2024, në orën 15:44 në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nëna Terezë” u raportua se atje ishte sjellë me gjendje të përkeqësuar shëndetësore P.S. (67) nga Shkupi, i dënuar në Institucionin Ndëshkimor-Korrektues Burgu Idrizovë. Sipas raportit, rreth orës 14:00 në burg, ai kishte ndjerë përkeqësim të gjendjes shëndetësore, pas së cilës u transportua me makinë të policisë së burgut në “Nëna Terezë”, ku në orën 15:25 mjeku konstatoi vdekjen.
Një inspektim u krye dhe, me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për autopsi.