Ndërron jetë gjimnazisti nga Shkupi – informacionet e para tregojnë se ai ka vdékur nga dròga

Një gjimnazist, maturant në gjimnazin “Georgi Dimitrov” të Shkupit ka ndërruar jetë pardje jozyrtarisht nga dròga e futur në pije në një kafene. Dje miqtë dhe të afërmit e tij e dërguan Jovanin në prehjen e përjetshme në varrezat e qytetit në “Butel”. Lajmin për maturantin e ndjerë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale profesoresha Violeta Açkovska.

Në një nga komentet, nëna e Jovanit ka folur dhe ka konfirmuar vdékjen e adoleshentit të ri. Profesoresha Açkovska në njoftimin e saj thotë se ka disa vdékje të dyshimta të të rinjve, studentë, të cilët dyshohet se janë dròguar në një kafene.

“A e di njeri që sot varroset një gjimnazist i helmuar nga dròga e futur në pije në një kafene. A din dikush disa raste të tjera të ngjashme të fëmijëve, të cilët pas halucinacioneve hidhen nga kati i 5-të dhe vetëvrasje të ngjashme. Ndoshta dikush e di, por jo ky publiku, i cili vazhdon të “zihet” nga vdékja e Tamarës së vogël, u preftë mes engjëjve”, shkruan profesori në rrjetet sociale.

Të jesh prind në këtë “vend” është shumë e vështirë pa mbështetjen e “institucioneve”. “Institucionet” me siguri do ta mbyllin rastin si vetëvrasje, sepse kjo është mënyra më e lehtë. Unë kam faj që e lejova dhe që qëndrova këtu për të rritur fëmijët. Për ku? Për Butelin”, shkruan në koment nëna e Jovanit.